Ish-sulmuesi i Partizanit pranë firmës me Besiktas

1 minut lexim

Besiktas është shumë pranë firmosjes me sulmuesin e Genoas, Caleb Ekuban, i cili ka kontratë deri në 2024-ën me klubin italian.

Mediet italiane raportojnë se kartoni i 28-vjeçarit vlerësohet rreth 4 milionë euro nga klubi ligurian, ndërsa në garë për të është edhe Fenerbahce.

Ish-sulmuesi i Partizanit, në sezonin 2016-2017, nuk ka gjetur hapësirë te Genoa, ndaj dhe po shikon mundësitë e reja.

Në këtë rast përfiton Besiktas që është shumë pranë firmës me sulmuesin nga Ghana, ndonëse edhe huazimi është si mundësi për të marrë Ekuban, në rast se klubet e interesuara për 28-vjeçarin nuk do të jenë të gatshëm të paguajnë shifrën e kërkuar nga italianët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjenerali amerikan paralajmëron ushtarët e Putinit: Goditja me nokaut do të vijë

Story i radhës

Shkup, ditëve në vijim do të realizohet spërkatje kundër mushkonjave

Të fundit nga