Ish-sulmuesi i Interit shfrenoi imagjinatën

Samuel Eto do të tërhiqte vëmendje të madhe me parashikimin e tij për Kupën e Botës.

Ish-sulmuesi i Interit shfrenoi imagjinatën, duke thënë se Kameruni me Marokun do të dilnin në finale. Një ëndërr e Etosë, që me shumë mundësi do të mbetet thjesht e tillë.

Aq më tepër pas publikimit të listës nga ana e Kamerunit.

Trajneri Song doli përpara gazetarëve për të lexuar emrat e futbollistëve që kishte përzgjedhur për të marrë me vete në Katar.

Një detyrë e thjeshtë në parim, por nuk rezulton e tillë për të.

Kreu i pankinës së Kamerunit nuk arrin të shqiptojë dot emrat e disa prej lojtarëve të tij, duke vënë në dyshime edhe faktin nëse është vërtetë ai që ka përpiluar listën, apo ka pasur ndërhyrje nga të tretë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Amazon do të shkurtojë 10 mijë vende pune

Story i radhës

Kovaçevski: Nuk mund ta humbim shansin për anëtarësim në BE, deputetët të tregohen burrështetas

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez