Ish-shoku i skuadrës sulmon ashpër Pogbanë

1 minut lexim

Ish-shoku i skuadrës sulmon ashpër Pogbanë!

Çështja e Pol Pogbasë vazhdon të ketë një vëmendje të madhe në mediat botërore të sportit, me mesfushorin francez që së fundmi ka pranuar se kishte pasur kontakte me një shtrigan.

Për këtë ka reaguar dhe ish-shoku i tij i kombëtares, Samir Nasri, i cili e ka sulmuar ashpër futbollistin e Juventusit, se ky veprim, nuk është diçka që do të bënte një besimtar i fesë Islame.

“Pol Pogba është në kontradiktë. Ai është i besimit mysliman. Nëse duhet të mbrohesh nga diçka, atëherë mbështetu te Allahu dhe jo të kontaktosh një shtrigan”, ishin fjalët e ish-mesfushorit të Francës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Live: Shpërthejnë golat në Champions League

Story i radhës

Dardanet i mbyllin kualifikimet me humbje të thellë në Poloni 

Të fundit nga