ish sekretari i ovl e uck se i reagon nasim haradinajt akuzat ndaj hysni gucatit jane te paverteta 6a8f5f53da734

Ish-sekretari i OVL e UÇK-së i reagon Nasim Haradinajt: Akuzat ndaj Hysni Gucatit janë të pavërteta

August 26, 2026
1 minut lexim

Pas akuzave të bëra nga Nasim Haradinaj ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ish-sekretari i kësaj organizate, Ramadan Gashi.

Haradinaj kishte deklaruar në një studio televizive se Gucati ishte kapur duke bërë keqpërdorime dhe se protesta e thirrur nga ai ishte përdorur për t’i mbuluar ato pretendime.

Gashi i ka cilësuar këto deklarata si të pavërteta dhe dashakeqe, duke sqaruar se gjatë periudhës për të cilën është folur, ai vetë ka mbajtur pozitën e sekretarit të OVL-UÇK-së.

“Për sqarim të opinionit publik, sekretar gjatë asaj periudhe kam qenë unë, Ramadan Gashi. Dhe të gjitha këto pretendime dhe trillimet i hedh poshtë me argumente dhe fakte se nuk ka pasur asnjë keqpërdorim në OVL-UÇK”, ka deklaruar Gashi.

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit: U zu në hajni, për t’u mbuluar thirri protestë

Ai ka mohuar kategorikisht pretendimet e Haradinajt, duke thënë se është i gatshëm t’i argumentojë dhe mbrojë këto qëndrime para çdo individi apo institucioni.

Gashi ka rikujtuar edhe raportet e mëhershme mes Haradinajt dhe Gucatit. Sipas tij, ishte pikërisht Hysni Gucati ai që gjatë mandatit të tij të parë e kishte emëruar Nasim Haradinajn në pozitën e nënkryetarit të OVL-UÇK-së.

“Nasimi duhet ta kujtojë mirë një gjë, ishte pikërisht ky Hysni Gucati ai që në mandatin e tij të parë e mori dhe e bëri nënkryetar të OVL-së së UÇK-së”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë thirrje që përplasjet dhe inatet personale të mos ndikojnë në imazhin e organizatës dhe të njerëzve që, sipas tij, kanë kontribuar për vendin.

Në fund, Gashi ka insistuar se OVL-UÇK ka vepruar në përputhje me ligjin dhe se gjatë periudhës kur ai ishte sekretar nuk ka pasur keqpërdorime në organizatë. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nxenesit shqiptare shumice ne shkollat fillore ne butel te shkupit 6a8f48d08a2e8
Lajmi i mëparshëm

Nxënësit shqiptarë shumicë në shkollat fillore në Butel të Shkupit

arrestimi i ergys agasit klodiana lala zbulon detaje biznesmeni merret ne pyetje nga oficeret e bkh 6a8f5fd53db1b
Lajmi i radhës

Arrestimi i Ergys Agasit, Klodiana Lala zbulon detaje: Biznesmeni merret në pyetje nga oficerët e BKH!

Të fundit nga

ShkoLartë