arrestimi i ergys agasit klodiana lala zbulon detaje biznesmeni merret ne pyetje nga oficeret e bkh 6a8f5fd53db1b

Arrestimi i Ergys Agasit, Klodiana Lala zbulon detaje: Biznesmeni merret në pyetje nga oficerët e BKH!

August 26, 2026
1 minut lexim

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Ergys Agasit, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes së AKSHI-t.

Pas prangosjes, organet e drejtësisë kanë nisur menjëherë veprimet procedurale, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se e kanë ndihmuar gjatë kohës që ishte në arrati.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Ergys Agasi po merret në pyetje nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), teksa ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Pas përfundimit të marrjes në pyetje, Agasi pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku do të njihet me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Kujtojmë se në të njëjtin operacion është arrestuar edhe Uljan Shpataraku, ish-zyrtar i Policisë së Shtetit, i cili u kap së bashku me Agasin teksa udhëtonin me një automjet në zonën e Plepave në Durrës.

Sipas raportimit të Lalës, Shpataraku konsiderohet si person i besuar i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Lala bën me dije se policia po kryhen kontrolle në banesën e Shpatarakut në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë, ku hetuesit po këqyrin dokumente, pajisje elektronike dhe sende të tjera që mund të kenë vlerë për hetimin.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish sekretari i ovl e uck se i reagon nasim haradinajt akuzat ndaj hysni gucatit jane te paverteta 6a8f5f53da734
Lajmi i mëparshëm

Ish-sekretari i OVL e UÇK-së i reagon Nasim Haradinajt: Akuzat ndaj Hysni Gucatit janë të pavërteta

permbytjet masive ne nepal rendohet bilanci i viktimave shkon ne 150 numri i te vdekurve 6a8f60681f900
Lajmi i radhës

Përmbytjet masive në Nepal/ Rëndohet bilanci i viktimave, shkon në 150 numri i të vdekurve

Të fundit nga

ShkoLartë