permbytjet masive ne nepal rendohet bilanci i viktimave shkon ne 150 numri i te vdekurve 6a8f60681f900

Përmbytjet masive në Nepal/ Rëndohet bilanci i viktimave, shkon në 150 numri i të vdekurve

August 26, 2026
1 minut lexim

Numri i viktimave nga rrëshqitja masive e dheut që goditi Qarkun Gyirong, pranë qytetit Shigatse në Tibet, në kufirin mes Kinës dhe Nepalit, ka shkuar në 150 të vdekur, ndërsa qindra persona rezultojnë të zhdukur, përfshirë 291 turistë.

Fatkeqësia dyshohet se u shkaktua nga një kombinim i përmbytjeve të menjëhershme dhe rrëshqitjeve të dheut, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe kanë përfshirë ndërtesa e zona të banuara.

Ekipet e shpëtimit po punojnë pa ndërprerje për gjetjen dhe shpëtimin e personave të zhdukur. Sipas të dhënave të raportuara nga BBC, mes personave që rezultojnë të zhdukur besohet se janë 133 shtetas indianë, të paktën 47 amerikanë dhe 33 britanikë.

Presidenti kinez Xi Jinping ka urdhëruar intensifikimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe marrjen e të gjitha masave të nevojshme për përballimin e situatës. Sipas një zëdhënësi, përmasat e dëmeve janë “përtej imagjinatës”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestimi i ergys agasit klodiana lala zbulon detaje biznesmeni merret ne pyetje nga oficeret e bkh 6a8f5fd53db1b
Lajmi i mëparshëm

Arrestimi i Ergys Agasit, Klodiana Lala zbulon detaje: Biznesmeni merret në pyetje nga oficerët e BKH!

dolly parton planifikoi te hapte nje kuti misterioze ne ditelindjen e saj te 100 te 6a8f60fd14eb5
Lajmi i radhës

Dolly Parton planifikoi të hapte një kuti misterioze në ditëlindjen e saj të 100-të

Të fundit nga

ShkoLartë