nxenesit shqiptare shumice ne shkollat fillore ne butel te shkupit 6a8f48d08a2e8

Nxënësit shqiptarë shumicë në shkollat fillore në Butel të Shkupit

August 26, 2026
1 minut lexim
IMG 7446 281x300 1

Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror për Statistikë, mbi 56 për qind e nxënësve në shkollat fillore të Komunës së Butelit janë shqiptarë.

Këtë e ka bërë të ditur Faruk Nevzati, duke theksuar se nga gjithsej 5.276 nxënës që kanë ndjekur vitin shkollor 2024/2025 në shkollat fillore të kësaj komune, 2.971 nxënës, apo 56,31 për qind, janë me përkatësi etnike shqiptare, shkruan 3shi.net

Sipas Nevzatit, ky numër e vendos komunitetin shqiptar bindshëm në vendin e parë për nga numri i nxënësve në shkollat fillore të Komunës së Butelit, në një kohë kur shumë komuna përballen me rënie të numrit të nxënësve.

Ai vlerëson se këto të dhëna janë një tregues i rëndësishëm i ndryshimeve në strukturën demografike të komunës.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shona mcgarty cmend fansat me bikini te vogla tregon tatuazhin e panteres 6a8f44dc9054b
Lajmi i mëparshëm

Shona McGarty “çmend” fansat me bikini të vogla, tregon tatuazhin e panterës

Të fundit nga

ShkoLartë