Ish restorantet e McDonald’s rihapen në Rusi me emër të ri

1 minut lexim

Pesëmbëdhjetë ish restorante të McDonald’s janë rihapur sot në Moskë me pronësi të re dhe një emër të ri.

Ata quhen “Vkusno i tochka”, që përkthehet në “E shijshme dhe kaq”. Kompania ka thënë se 50 restorante të tjera do të hapen nesër, raporton BBC, përcjell Bota sot.

McDonald’s tha se do të largohej përgjithmonë nga Rusia në maj, për shkak të “krizës humanitare” dhe “mjedisit të paparashikueshëm operativ” të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Ajo kishte funksionuar në vend për më shumë se 30 vjet, duke hapur restorantin e saj të parë në Moskë në janar 1990.

Rrjeti jashtëzakonisht i popullarizuar i ushqimit të shpejtë prej 850 restorantesh u ble nga një kompani ruse.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Edhe pse ka fjetur me djem, modelja e njohur thotë se tani jam e virgjër!

Story i radhës

Sholc kërkon fillimin e negociatave për arritje të marrëveshjes, Sofja përsëriti kushtet për heqjen e vetos

Të fundit nga