Ish-prostituta e skandalit me aktorin Hugh Grant rikthehet në polici pas gati 30 vjetësh me akuza drogash

min lexim

Divine Brown mund të përballet me 30 vjet burg nëse shpallet fajtore për akuzat e zotërimit të drogave pasi oficerët e burgut në Atlanta zbuluan kokainë në trupin e ish-punonjëses së seksit.

Brown ishte bërë e famshme gati 30 vjet më parë kur ishte kapur “në intimitet” me aktorin e njohur amerikan Hugh Grant në vitin 1995 kur të gjitha gazetat kishin foton e saj të regjistrimit në paraburgim, përkrah asaj të aktorit.

Tashmë një tjetër foto institucionesh ligjore është publikuar e 53 vjeçares, pasi është arrestuar për rrahje dhe zotërim drogash.

Pasi ishte prangosur dhe dërguar në burg, gruas iu bë kontrolli i detyrueshëm trupor, para se të vendosej në qeli.

Por oficerja që e kontrolloi dhe se kishte zbuluar “kokainë të dyshuar” që gruaja e kishte fshehur brenda vetes.

Autoritetet thonin se ajo dukej e intoksikuar me alkool dhe droga në momentin e arrestimit.

Fotoja e marrë sivjet vjen 27 vjet pasi ajo ishte kapur duke bërë seks me Grant në makinën e këtij të fundit më 27 qershor 1995.

Asokohe policia ishte afruar te makina tip BMW e aktorit, pasi megjithëse e ndaluar sinjalet e frenave vijonin të ndizeshin e fikeshin nga prapa.

Asokohe Grant, tashmë 62 vjeçar, nuk i mohoi akuzat e sjelljes së pamoralshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Spasovski: Ekziston një vullnet i fortë politik për të luftuar krimin e organizuar

Story i radhës

Rritet interesimi për vaksinim kundër gripit sezonal

Të fundit nga