ish presidentja atifete jahjaga mbeshtet marshin per liri te 12 shtatorit 6a9a941397a6e

Ish-presidentja Atifete Jahjaga mbështet “Marshin për Liri” të 12 shtatorit

September 4, 2026
1 minut lexim

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur mbështetjen e saj për “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator, në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sot, ekipi i platformës qytetare “Liria Ka Emër” u mirëprit nga ish-presidentja Jahjaga, me të cilën u diskutua për rëndësinë e marshit dhe mesazhin e tij në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e “Liria Ka Emër” vizituan edhe muzeun “Çast”, dedikuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Përmes një qasjeje artistike dhe konceptuale, muzeu shpalos dhimbjen, përvojat dhe sfidat me të cilat viktimat janë përballur, përfshirë edhe stigmën në jetën e përditshme.

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” falënderon fondacionin “Jahjaga” dhe ish-presidenten Jahjaga për mikpritjen dhe përkrahjen.

12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

“Marshi për Liri”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri ne gracan vazhdon te djege ne anen e kosoves 6a9a7d8e6ddd7
Lajmi i mëparshëm

Zjarri në Graçan vazhdon të djegë në anën e Kosovës

aksident ne fier 62 vjecari perplaset me nje mjet mallrash dergohet me urgjence drejt traumes ne tirane 6a9a9490422f3
Lajmi i radhës

Aksident në Fier, 62-vjeçari përplaset me një mjet mallrash, dërgohet me urgjencë drejt “Traumës” në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë