Një 62-vjeçar, Skënder Hoxha, është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë pas një aksidenti në aksin Kurjan-Roskovec.
Ai po drejtonte një motomjet kur u përplas me një mjet teknologjik për transport mallrash, me drejtues Julian Fetau, 34 vjeç.
“Në aksin rrugor “Kurjan–Roskovec”, shtetasi S. H., 62 vjeç, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me një mjet teknologjik (pirun ngritës), me drejtues shtetasin J. F., 34 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi S. H. ka marrë dëmtime në këmbë dhe është transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Burimi: botasot.info


