Ish- presidenti serb: Brnabiq dhe Petkoviq po gënjejnë, Rezoluta 1244 nuk parasheh kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

December 12, 2022
1 minut lexim

Ish presidenti serb, Boris Tadiq, ka thënë se Rezoluta 1244 nuk parashikon praninë e ushtrisë apo policisë serbe në veri apo në ndonjë vend tjetër të Kosovës.

Tadiq i cili tani është kryetar i Partisë Socialdemokrate (SD), kundërshtoi Bërnabiqin dhe Petkoviq në lidhje me këtë çështje.

Duke folur për mediat në Beograd, ai tha se kryeministrja Ana Bërnabiq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë,  Petar Petkoviq po “mashtrojnë opinionin”.

Tadiq rikujton se Rezoluta 1244 e OKB-së, aneksi 2, pika 6 “nuk përmend ushtrinë serbe, por personelin jugosllav dhe serb”.  “Pra, nuk bëhet fjalë për ndonjë trupë ushtarake dhe policore siç thonë Bërnabiq dhe Petkoviq”,citohet të ketë thënë Tadiq.

Sipas tij, teksti i pikës 6 të Rezolutës 1244 është si vijon: “Pas tërheqjes, një numër i rënë dakord i personelit jugosllav dhe serb do të lejohet të kthehet dhe të kryejë funksionet e mëposhtme: ndërlidhje me misionin civil ndërkombëtar dhe praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënimi/pastrimi i fushave të minuar; ruajtja e pranisë në vendet e trashëgimisë kulturore serbe; ruajtja e pranisë në pikat kryesore kufitare”.

Boris Tadiq, i cili ishte ministër i Mbrojtjes në kohën kur u miratua Rezoluta 1244, thotë se “sa i përket pikës së parë, dërgimi i personelit si ndërlidhës me misionin civil ndërkombëtar dhe praninë ndërkombëtare të sigurisë, këta do të ishin oficerë ndërlidhës. Dhe këta nuk janë trupat apo forcat ushtarake për të cilat Bërnabiq dhe Petkoviq u flasin njerëzve”.

“Rezoluta 1244 nuk parasheh praninë e ushtrisë apo policisë serbe në veri apo në ndonjë vend tjetër të Kosovës”, tha Boris Tadiq.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjeneza e gjendjes së tensionuar në veriun e Kosovës

Story i radhës

6 gjëra që duhet të bëni patjetër deri në fund të vitit

Të fundit nga

Anisa, Gjestit: Mos u ndiko nga Xheneta

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa pati një mesazh për Gjestin, teksa ishin duke biseduar. Ajo i tha që të mos ndikohet banorja tjetër e shtëpisë. “Për Xhenetën e kam
ShkoLartë