Ish-presidenti rus pretendon se ndihma ushtarake e NATO-s për Ukrainën do ta afrojë Luftën e Tretë Botërore

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, aktualisht zv.sekretar i Këshillit të Sigurisë Ruse, ka deklaruar se ndihma ushtarake nga NATO-ja për Ukrainën do ta sjellë botën më afër Luftës së Tretë Botërore, transmeton Anadolu.

“Perëndimi krejtësisht i çmendur nuk mund të paraqitet me asgjë tjetër. Parashikueshmëria në nivelin më të lartë… Në fakt është një rrugë pa krye. Lufta e Tretë Botërore po afrohet”, tha mbrëmë në Telegram ish-presidentit Medvedev.

Ai pretendoi se rezultatet paraprake të samitit të NATO-s këtë javë në Vilnius dolën “ashtu siç menduam”, duke theksuar në mënyrë specifike anulimin e Planit të Veprimit të Anëtarësimit për anëtarësimin e Kievit në NATO, ftesën e Ukrainës në aleancë dhe rritjen e ndihmës ushtarake.

“Çfarë do të thotë e gjithë kjo për ne… Gjithçka është e qartë. Operacioni special ushtarak do të vazhdojë me të njëjtat qëllime”, tha Medvedev.

Ai gjithashtu tha se një nga këto qëllime është të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO, për të cilën ai tha se Rusia “këmbëngulte që në fillim”.





Story i mëparshëm

Forcat izraelite arrestuan 16 palestinezë në Bregun Perëndimor

Story i radhës

Ballkani-Ludogorets, ja kur zhvillohet ndeshja e kthimit

Të fundit nga