Ish portieri i kombëtares së Rumanisë, me deklaratë të çuditshme për incidentin me Kosovën  

September 13, 2023
1 minut lexim

Ish portieri i kombëtares së Rumanisë, Florin Prunea, ka dhënë një deklaratë të çuditshme për turpin që ndodhi mbrëmë në Bukuresht kundër kombëtares së Kosovës. 

Ai beson se kombëtarja rumune mund të “driblojë” përfundimisht një pezullim të ri! 

Ish- reprezentuesi i  “Gjeneratës së Artë” rumune mbështetet në faktin se nuk ka pasur asnjë incident në tribuna gjatë ndeshjes me Kosovën”, shkruan media rumune “Prosport”.

Florin Prunea pret një vendim të favorshëm për Rumaninë: “Mund ta heqim pezullimin!”

Prunea ishte vëzhgues i UEFA-s në Irlandë dhe është në dijeni të asaj që ndodhi në Arenën Kombëtare.

Ndonëse ndeshja e Rumanisë u ndërpre për rreth një orë, Prunea çuditërisht  beson se FRF ka arsye të shpresojë se do të zgjidhet vetëm me një gjobë të konsiderueshme.

“Kjo varet shumë nga ajo që vëzhguesi i UEFA-s ka shkruar në raport. Në fund të fundit, ne mund të iknim pa asnjë pezullim, sepse nuk pati incidente, vetëm ai mesazh.

Ajo që nuk mund ta kuptoj është se pse është mbajtur kaq gjatë ai baner (Kosova është Serbi). Mund të hiqej menjëherë dhe ndeshja të rifillonte pa probleme, nuk kishte më çfarë ndodhi”, tha Florin Prunea.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Mi thejnë xhamat e veturës dhe mi shpojnë gomat” ankohet mërgimtari nga Tetova. Policia nuk vjen

Story i radhës

Censusi Shqipëria 2023 nis të hënën

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë