Për të folur mbi rrotacionin e portierëve tek Interi, një nga temat më të nxehta në ambientin zikaltër ka menduar Xhanluka Paliuka, dikush që ka shpenzuar gjithë karrierën e tij mes shtyllave.
“Ajo që mund të them është që porta është një rol delikat dhe rrotacioni në atë pozicion nuk i bën mirë askujt e sidomos protagonistëve që kanë nevojë për vazhdimësi.
Tani Inzagi duhet të vendosë dhe nuk ka asgjë të keqe që ta bëjë këtë në favor të Onanës. Handanvociç ka pasur një karrierë të arrirë, por vitet kalojnë edhe për një portier të madh si ai.
Tani është i pamjaftueshëm për një skuadër si Interi dhe nuk e keni idenë sa keq ndihem kur e shikoj që pëson gol. Koha e tij tashmë ka mbaruar, do të jetë shumë e afërt dita që Onana do të bëjë portierin e parë në të gjitha kompeticionet”, tha ish-portieri italian.