Ish-piloti i marinës amerikane mund të ekstradohet nga Australia për t’u përballur me akuzat e SHBA-së

1 minut lexim

Ish-piloti i marinës amerikane, Daniel Duggan mund të ekstradohet nga Australia për t’u përballur me akuzat e ShBA për trajnimin e pilotëve ushtarakë kinezë për t’u ulur në aeroplanmbajtëse.

Ky vendim për 55-vjeçarin u mor të premten një gjykatës i Sidneit.

Shtetasi australian i natyralizuar, po përballet me akuza të ShBA-së, duke përfshirë pastrimin e parave dhe shkeljen e ligjit për kontrollin e armëve, duke trajnuar pilotët ushtarakë kinezë për të ulur në aeroplanmbajtëse. Ai i mohon akuzat.

Duggan ka 15 ditë për të kërkuar rishikimin e vendimit të gjykatës.

Vendimi për ekstradim do të merret përfundimisht nga Prokurori i Përgjithshëm i Australisë.

Jashtë gjykatës, gruaja e tij Saffrine tha se familja do t’i apelonte Prokurorit të Përgjithshëm Mark Dreyfus për të refuzuar ekstradimin, raporton Reuters.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Super Deporte: Shqipëria, destinacioni turistik më tërheqës në 2024-n

Story i radhës

Banorët e “Kalabrisë” protestojnë para Komunës për planin rregullues të lagjes

Të fundit nga