ish oficeri britanik intervenimi i nato s ne kosove ishte i duhur 67d7b5b55bdaf

Ish-oficeri britanik: Intervenimi i NATO-s në Kosovë ishte i duhur

March 17, 2025
1 minut lexim

Më 23 mars bëhen 26 vjet kur NATO nisi fushatën ajrore kundër forcave serbe për të shpëtuar popullatën civile shqiptare nga spastrimi etnik që po orkestrohej nga “Kasapi i Ballkanit”, Slobodan Millosheviq.

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, shihet si një prej përkrahësve më të fuqishëm të bombardimeve të NATO-s.

Tash kur kanë kaluar më shumë se dy dekada, ish-oficeri britanik, Ade Clewlow thotë se Britania e Madhe bëri gjënë e duhur duke intervenuar në Kosovë.

Megjithatë ai tregon se ka pasur skepticizëm në mesin e disa shteteve për të ndërhyrë në Kosovë.

“Ne e kishim shumë të qartë se ndërhyrja në Kosovë ishte e nevojshme edhe pse disa shtete aleate ishin më skeptike dhe nuk e mbështetnin këtë ide. Ne i mbrojtëm civilët së bashku me aleatin tonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1999. Historia tregon se ishte një vendim i duhur”, thotë për Tëvë 1, ish-oficeri britanik.

Clewlow thotë se edhe sot Britania e Madhe ka marrëdhënie shumë të mira me Kosovën.

Ai ka nënvizuar prezencën e ushtarëve britanikë në Kosovë si dëshmi e raporteve të ngushta me Kosovën.

“Britania e Madhe vazhdon të ketë marrëdhënie të ngushta me Kosovën edhe sot. Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë bashkëpunim të mirë më ushtrinë Britanike ku gjeneratat e reja kanë kryer disa trajnime cilësore së bashku. Gjithashtu prezenca e ushtarëve britanikë në Kosovë dëshmon edhe njëherë për marrëdhëniet e shkëlqyera mes shteteve. Kosova është një rast unik se si njerëzit janë kthyer në vendin e tyre dhe e kanë zhvilluar atë”, shprehet ai.

Bombardimet e NATO-s zgjatën për 78 ditë derisa Sllobodan Millosheviq, pranoi të tërhiqte forcat e tij speciale policore dhe paraushtarake nga Kosova.

Rreth 40,000 trupa të NATO-s u vendosën në Kosovë për të mbikëqyrur largimin e forcave serbe dhe për të filluar një operacion paqeruajtës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ministria e shendetesise publikoi numrin e pacienteve qe mjekohen pas tragjedise se zjarrit ne kocan 67d78a9982908
Story i mëparshëm

Ministria e Shëndetësisë publikoi numrin e pacientëve që mjekohen pas tragjedisë së zjarrit në Koçan

zelensky emeron shefin e ri te shtabit te pergjithshem per te pershpejtuar reformat 67d7bcfc5d764
Story i radhës

Zelensky emëron shefin e ri të shtabit të përgjithshëm “për të përshpejtuar reformat”

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë