Ish-negociatori kroat Vladimir Drobnjak sot qëndron në Shkup

min lexim

Me ftesë të zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ish-negociatori i Kroacisë me Bashkimin Evropian, Vladimir Drobnjak, sot do të qëndrojë për një vizitë dyditore në Shkup.

Eksperti Drobnjak do t’i përcjellë përvojat e Kroacisë me Bashkimin Evropian përmes një sërë takimesh që do t’i zhvillojë sot dhe nesër me anëtarët e organeve të strukturës negociatore, e cila u miratua dje në seancën e Qeverisë.

Drobnjak dhe zëvendëskryeministri Mariçiq do të kenë sot një takim koordinues, më pas do të takohen me koordinatorët e kllasterave dhe ministrat përgjegjës si dhe Komisionin Punues për Integrime Evropiane me sekretarët shtetërorë të institucioneve.

Drobnjak do të prezantojë përvojën e Kroacisë në procesin e anëtarësimit, metodologjinë e re dhe kornizën e negociatave dhe procedurat e negociatave në strukturën menaxhuese të Sekretariatit për Çështjet Evropiane.

Gjithashtu, eksperti kroat Drobnjak do të ketë takime edhe me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Ish-kryenegociatori kroat, Vladimir Drobnjak, vjen në një kohë kur Maqedonia e Veriut po bën përgatitje intensive për fillimin e procesit të negociatave.

“Ekspertiza e tij do të ketë një kontribut të rëndësishëm në procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe do të jetë transferim i njohurive për ekipet negociatore maqedonase”, theksojnë mediat kroate.

Drobnjak udhëhoqi negociatat e anëtarësimit të Kroacisë me Bashkimin, që nga fillimi deri në fund në 2013, dhe ishte ambasadori i parë i BE-së, Shef i Përfaqësisë së Përhershme të Kroacisë në Bruksel.

Story i mëparshëm

Shkarkohet prokurori i Tiranës

Story i radhës

Fillon gjykimi për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë, anulohet seanca e parë

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424