Ish-ministri Latifi: Si qytetar i lirë mund të punoj më shumë për shëndetësinë

December 16, 2022
1 minut lexim

Ish–ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, nga Kolegji i Kirurgëve në Prishtinë ka thënë se nuk ka hatërmbetje me kryeministrin Albin Kurti dhe se nuk ka hequr dorë nga Kosova dhe se nuk do të heqë dorë kurrë.

Latifi dhe se tash nga pozita e qytetarit të lirë mund të punojë më shumë për shëndetësinë e Kosovës.

“Kur je në kafazin politik, është ndryshe se sa kur je qytetar i lirë dhe ekspert i lirë, mund ta përdorësh imagjinatën tënde për t’i ndihmuar vendit. Kur je ministër, vet fakti se duhet me u marr me gjithçka, nuk ke kohë me u marr me një projekt të madh për një kohë sepse janë disa çështje akute për çdo ditë”, tha Latifi.

Ish-ministri shtoi se gjatë kohës sa ishte në krye të së shëndetësisë ndoshta s’është dashur të merrej me të gjitha projektet në të njëjtën kohë. Por ai shton se është i kënaqur me atë çka ka arritur, pavarësisht se thekson që të gjitha projektet nuk do të shihen menjëherë.

“Shëndetësia është një plagë e madhe e Kosovës. Shëndetësia nuk i takon vetëm ministrit të shëndetësisë e as kryeministrit, por secilit prej nesh. Po duket se po merremi me sene pa vlera të mëdha e nuk po merremi me shëndetësinë. Unë do të vazhdoj të vi në Kosovë ashtu si në të kaluarën. Tash ndoshta vi pak më shpesh sepse disa projekte që kanë filluar duhet me i mbaru”, deklaroi Latifi.

Latifi tha dorëheqje nga ministria e Shëndetësisë në tetor të këtij viti, teksa kjo ministri edhe ka mbetur me ushtrues detyre.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U dhunua në azil, avokati tregon raportin mjekësor për të moshuarën: U dogj në këmbë dhe u godit me sende të forta

Story i radhës

Giroud: Messi nuk do ta shijojë natën më të mirë të tij

Të fundit nga

ShkoLartë