ish ministri i drejtesise krenar lloga i vetmi individ qe ka kerkuar sherbim per gruevskin eshte arben taravari 6798cf2c7343b

Ish ministri i Drejtësisë Krenar Lloga: I vetmi individ që ka kërkuar shërbim për Gruevskin është Arben Taravari

January 28, 2025
1 minut lexim
Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravarit, pasi ky i fundit përmendi emrin e Llogës për ndryshimin e Ligjit të Kodit Penal.
Lloga në reagimin e tij shkruan se i vetmi individ që ka kërkuar shërbim për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski është vet Taravari, duke ia përmendur dy fakte.
Reagimi i plotë:
Me përgjegjësinë më të lartë morale, penale dhe materiale mund të deklaroj se i vetmi individ që ka kërkuar shërbim për Nikolla Gruevskin është Arben Taravar, dhe këtë të paktën në dy raste, gjë që mund ta faktoj.
P.S. Për ndryshimet e Kodit Penal botërisht dihet se unë kam qenë kundër, dhe kjo është e dëshmuar edhe në propozimin e qeverisë, ku nuk figuron aspak emri im. Hakmarrja për mosmbështetjen time ndaj atyre ndryshimeve ishte mosvotimi i Ligjit për Amnisti në Kuvend. Këto qëndrime z. Taravar i ka shprehur edhe vetë disa herë nëpër studio televizive. Tani, duke mos pasur si të arsyetohet për dështimin total si politikan dhe si ministër i shëndetësisë, ose si “ministër i vdekjes së fëmijëve,” përpiqet të defokusojë opinionin.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

e kuptoni se kush u shfrytezua per loje paralajmeron edi aludohet per nje prishje miqesie me drilonin 6798caf7b78ab
Story i mëparshëm

“E kuptoni se kush u shfrytëzua për lojë”, paralajmëron Edi – aludohet për një prishje miqësie me Drilonin

mbrojtja e te dhenave personale kyce per te drejtat e individeve dhe zhvillimin e sistemit gjyqesor 6798cfdf1e377
Story i radhës

Mbrojtja e të dhënave personale, kyçe për të drejtat e individëve dhe zhvillimin e sistemit gjyqësor

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë