Ish-ministri britanik reagon ashpër: Marrëzi që shtete të BE-së nuk e njohin shtetin e Kosovës

March 10, 2023
1 minut lexim

Denis MacShane, ish-ministri britanik për Evropën në kabinetin e Tony Blairit, ka kritikuar shtetet anëtare të BE-së që nuk po e njohin pavarësinë e Kosovës.

Reagimin e tij, MacShane e bëri përmes një postimi në Twitter, duke shpërndarë një opinion të gazetarit Jeremy Cliffe ku ai flet për zgjerimin e mëtejmë të BE-së.

“Ekziston një rrezik i vërtetë se BE-ja mund të ‘humbasë’ shtetet në skajet e saj lindore nga destabiliteti dhe zhgënjimi, nëse ajo pengon rrugën e tyre drejt anëtarësimit”, thotë Cliffe.

Ndërkaq MacShane tha: “Jam dakord, por asnjë lob efektiv nuk po e argumenton këtë dhe qeveritë kombëtare bllokojnë shumicën e përpjekjeve – marrëzi surreale nga Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania që Kosova nuk ekziston si shtet i vogël evropian për ta që duhet njohur. Macroni mbështeti linjën tuaj në 2017-ën, por ndërroi mendjen kur u ngrit Le Pen”, tha MacShane në këtë postim.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Meta po konsideron ndërtimin e një rivali të decentralizuar të Twitter

Story i radhës

Despotovski: Stili i VMRO-DPMNE-së është “A ka problem?” Po ikim, shkojmë në zgjedhje!”

Të fundit nga

Britania: Rusia mund të kryejë sulme kibernetike me IA

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar për rrezikun e sulmeve kibernetike me ndihmën e Inteligjencës Artificiale. Gjatë një konference të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Britania njoftoi se po krijon një laborator
ShkoLartë