Ish-ministres së Integrimeve Evropiane të Malit të Zi i mohohet hyrja në Serbi

August 23, 2023
1 minut lexim

Ish-ministres së Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Jovana Maroviq, sot i është ndaluar hyrja në Serbi.

Maroviq, e cila aktualisht është anëtare e Grupit Këshillimor për Politikat e Ballkanit në Evropë (BiEPAG), postoi në X (ish-twitter) se asaj iu mohua hyrja “për hir të mbrojtjes së sigurisë së Republikës së Serbisë dhe qytetarëve të saj” këtë të mërkurë pasdite.

Fronti i Gjelbër-Majtas, një parti opozitare në Serbi, ka postuar në të njëjtin rrjet social se Maroviqit i është ndaluar hyrja në aeroportin ‘’Nikola Tesla’’ në Beograd dhe se ajo është dashur të marrë pjesë në një konferencë në qytetin e Pozhegës.

”Regjimi i Aleksandar Vuçiqit dhe krahu i tij i zgjatur nga Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë (BIA) e çoi represionin politik në një nivel më të lartë. Tani qytetarëve të huaj u mohohet liria e lëvizjes për shkak të qëndrimeve të tyre të shprehura publikisht”.

Pavarësisht vendimit, Maroviq ka etiketuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e falënderuar për siç shkruan, që “më ka bërë heroinë”.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kumanova u nda nga Mustafë Ebibi, drejtor i SHF “Bajram Shabani”

Story i radhës

Talenti shqiptar i bashkohet Lazios

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë