Walter Gargano dhe Lucas Viatri, të dy lojtarë të skuadrës nga Uruguaji, Penarol, janë në telashe. Të dy në fakt u denoncuan të hënën më 13 qershor nga dy gra për ngacmime seksuale.
Faktet në fjalë raportohet se kanë ndodhur marsin e kaluar. Mesfushori Gargano ka luajtur edhe në Itali me fanellat e Napolit (2007-2012 dhe 2014-2015), Interit (2012-2013) dhe Parmës (2013-14), ndërsa Viatri është sulmuesi argjentinas i klubit uruguaian.
Ndër të tjera, Gargano është bashkëshorti i Michaela Hamsikova (çifti ka tre fëmijë), motra e Marek Hamsik. Lajmi është bërë i ditur nga Radio Universal dhe prokurori i ngarkuar me hetimin e rastit, Maximiliano Sosa, ka konfirmuar gjithçka për “El Observador” duke thënë: “Afera do të trajtohet si çdo rast tjetër, ndaj tani e tutje do të ketë konfidencialitet maksimal. Duhet të mbledhim prova nga të dyja palët.”
Në thelb, gjithçka do të kishte ndodhur me rastin e një feste private ku morën pjesë disa lojtarë të Penarolit. Ankesa është bërë nga dy gra që po shërbenin në ngjarje dhe të cilat thuhet se ishin përqeshur. Sosa ka urdhëruar kryerjen e disa vlerësimeve dhe marrjen e pamjeve nga kamerat e vëzhgimit të lokalit.
Valentina Diaz, avokatja e dy grave, konfirmoi se bëhet fjalë për “shkelje seksuale dhe kërcënime të natyrës seksuale”.