Ish-mbrojtësi i njohur gati të zërë vendin e Roberto Martinezit

December 6, 2022
1 minut lexim

Belgjika u përball me një eliminim të turpshëm që në fazën e grupeve në Botërorin e Katarit dhe pas kësaj, trajneri i “Djajve të Kuq” të Europës, Roberto Martinez, u shpreh se hoqi dorë nga drejtimi i tyre.

Menjëherë anëtarët e Federatës Belge janë vënë në ndjkeje të një trajneri të ri për të zëvendësuar spanjollin, i cili shkroi historinë në Botërorin e 2018, ku renditi Belgjikën në vendin e tretë.

Siç bën me dije “The Sun”, emri i parë në listë është ish-mbrojtësi belg, Vinsent Kompani. 36-vjeçari aktualisht në krye të Bërnlejt në Angli dhe një ofertë nga kombëtarja belge do ta mirëpriste me shumë kënaqësi, edhe pse ende nuk ka shumë vite eksperiencë në punën e trajnerit.

Një tjetër opsion është edhe Herve Renard. Francezi i cili shkroi historinë me Arabinë Saudite duke mundur në grupe Argjentinën e Leo Mesit, mund të bëjë një hap të madh në karrierë, duke nënshkruiar me një nga gjigantët e Europës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si ndikon rendi i lindjes në personalitetin e një individi

Story i radhës

Debat për amendamentet e Propozim-buxhetit për vitin 2023, nuk janë pranuar dy amendamente

Të fundit nga

KOSTT: Nënstacioni Prishtina 3 bëhet funksional

Pas avarisë së ndodhur në muajin Prill 2024 të shkaktuar nga zjarri, KOSTT njofton se ka përfunduar me sukses ri-energjizimin e plotë të kapaciteteve teknike të Nënstacionit Prishtina 3, një nënstacion jetik
ShkoLartë