Ish-mbrojtësi i Dortmund i vetofrohet Interit

1 minut lexim

Ish-mbrojtësi i Borussia Dortmund, Dan-Axel Zagadou i është ofruar Interit si një alternativë në qendër të mbrojtjes.

Agjentët e lojtarit i kanë propozuar Interit të nënshkruajnë me futbollistin dhe trajneri Simone Inzaghi pritet të marrë këtë javë një vendim, pasi po studiohen të gjitha alternativat.

Milan Skriniar pritet të largohet në drejtim të PSG-së, derisa Gleison Bremer mbetet objektivi kryesor për qendrën e mbrojtjes.

Megjithatë sipas “Calciomercato”, raportohet se Zagadou mund të arrijë te Inter edhe nëse nënshkruajnë me Bremerin, pasi francezi do të shihet si alternativë e mirë për mbrojtjen.

23-vjeçari ka qëndruar në pesë vitet e fundit në Dortmund, ku ka zhvilluar 90 ndeshje duke shënuar katër gola e duke asistuar në një tjetër.

Për futbollistin interesim kanë shprehur edhe skuadra të tjera si Roma, Hoffenheim, Nice dhe Olympique Marseille.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Blinken dhe Borrell: Avancimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE, çelësi për qëndrueshmërinë e kontinentit evropian

Story i radhës

​1 milion myslimanë i bien djallit, pelegrinët e besimit islam kryen ritualin e gjuajtjes me gurë në Mekë

Të fundit nga