I ftuar në studiot e “Sky”-it, Alesandro Kostakurta ka dhënë mendimin e tij për performancën e Milanit këtë sezon dhe për problemet mbrojtëse të ekipit kuqezi. “Pioli punoi që skuadra të shënonte një gol më shumë sesa të tjerët.
Faza e mbrojtjes nuk ishte pjesa më e mirë e Milanit sivjet, në fakt do të thosha se ishte hallka e dobët, por në front kuqezinjtë gjithmonë krijuan shumë.
Kishte disa paraqitje nën pritshmëritë e ekipit.
Dy-tre lojtarë të sulmit nuk ndihmonin në fazën e mbrojtjes dhe prisja paraqitje pak më të mira nga lojtarët qendrorë, por kur luani futboll si ai i Stefano Piolit, mendoj se në njëfarë kuptimi ju dëshironi të merrni rezultatin dhe unë ndiej se ai ia doli”.
Burimi: botasot.info