Pas tre viteve në Romë, Henrik Mkhitaryan vendosi të largohej nga verdhekuqtë por jo nga Italia. Armeni firmosi me Interin dhe në sezonin e ardhshëm do të jetë një “armë” më shumë për trajnerin Simone Inzaghi.
Megjithatë, 33-vjeçari shpreson që në ish-klubin e tij të mos jenë penduar për ndarjen, aq më tepër kur tashmë Roma ka nënshkruar me Dybalën me tifozët kryeqytetas që kanë një idhull të ri.
Ndër të tjera, Mkhitaryan shprehet se Mourinho provoi gjithçka për ta mbajtur në skuadër, por ai e kishte vendosur të largohej.
“Mourinho provoi gjithçka për të më mbajtur në skuadër, por në fund vendosa të largohesha dhe të nisja një aventurë të re. Mendoj se ishte zgjidhja e duhur si për mua ashtu edhe për klubin, pasi tashmë Roma ka firmosur me Paulo Dybalën”, u shpreh mesfushori me tipare ofensive.