“Ish-kryetarit i bëri magji”, Berisha mesazh Ramës e Bashës: Do përfundoni në koshin e plehrave të historisë

February 9, 2022
min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Lushnja ka deklaruar se më 6 mars, ditën kur do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki, do të ndodhë ndryshimi, ndërsa një mesazh të fortë pati për kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD Lulzim Basha. Të dy, Berisha tha se do të përfundojnë në koshin e plehrave të historisë.

“Edhe këtu dhe në këtë rast fermerët e Lushnjes qytetarët duhet të votojnë ndryshimin sepse ndryshimi është një mesazh për Ramën dhe regjimin e tij, është një mesazh se me Lul Bravën do përfundoni në koshin e plehrave të historisë. Është një mesazh për mijëra e mijëra të rinj të cilët presin me padurim si rreze shprese votën tuaj për ndryshimin me datën 6 mars”.

Gjithashtu ish-kryeministri, theksoi se Shqipëria ka nevojë për ndryshim, ndërsa nuk i kurseu kritikat për kundërshtarët.

“Këto 8 vite u instalua një regjim që nuk përfilli asnjë nga interesat tuaja fisnike. U instalua një regjim arrogant, pa lidhje me qytetarin. Taksat tuaja nuk u përdorën për rritjen e rrogave tuaja. Në 8 vite u rrokullisëm në vendin me rroga më të ulëta se Kosova. Ky është një dëshpërim dhe sjell largim të njerëzve. Ndryshimi është premtimi ynë. Ju garantoj që biri juaj që doli me primare, nuk është propozuar nga askush nga sipër, por demokratë të Lushnjes. Nëse duan ndryshimin. Ky është një moment kritik për vendin. Edi Rama erdhi në pushtet përdori çdo gjë kundër votës tuaj. Lulzim Brava në mënyrë më të pabesë tradhtoi votën, në vend që të na thërriste të gjithëve të dilnin në shesh dhe përmbysnim rezultatin. Edi Rama i ka dhënë atij vulën me policë, i dha logon e PD dhe e rrëmbyen. Ai ka vendosur shpirtin e tij, logon e grabitur të partisë dhe vulën e saj në dispozicion të Ramës. Ndaj çdo votë për kandidatin e Bashës shkon për Edi Ramën. Ata që preferuan emëruan e Lul Bravës le të dëgjojnë dërdëllitjet e Taulantit Ballës që vjen bën fushatë për ta”, u shpreh Berisha.

Berisha ka përmendur dhe takimin e zhvilluar në 2017 mes kryeministrit me kreun e opozitës tek Pallati i Kongreseve.

“Në vitin 2017 Rama përdori mashtrimin me 62 premtime mashtrime, përdori banda dhe shumë mënyrë por përdori edhe naivitetin e tmerrshëm të ish-kryetarit tonë të cilit sikur i bëri magji në një takim  të papritur 5-6 orësh dhe nuk morëm vesh çfarë ndodhi. Nga ajo kohë në zgjedhjet e vitit 2021 ai vendosi sistemin e patronazhistëve sistem i përdorur në partinë e punës. Basha tradhtoi votën tuaj në mënyrën më të pabesë. Tani dua ti pyes pak qytetarët e Lushnjes a mundet ky njeri që të luftojë Ramën. Rama i dha vulën, logon e PD me policë dhe rrëmbyen. Ai ka vendosur shpirtin e tij logon e grabitur të partisë dhe vulën e saj në dispozicion të Ramës. Ndaj dhe çdo votë për kandidatin e tij i cili unë nuk e njoh as nuk merrem me të fare”. /

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Verstappen jep një mesazh të madh

Story i radhës

Agjencia gjermane: Kompania “Graniti”, storie suksesi në rritjen e eksporteve në sektorin e përpunimit të drurit

Të fundit nga

ShkoLartë