ish kryeministri italian viziton kampin ne gjader te behet burg per shqiptaret 67e4165897328

​Ish-kryeministri italian viziton kampin në Gjadër: Të bëhet burg për shqiptarët

March 26, 2025
1 minut lexim

Senatori dhe ish-kryeministri italian Matteo Renzi vizitoi sot kampin në Gjadër. Ai tha se do të ishte më e udhës që këto qendra të shndërroheshin në burgje që shqiptarët e dënuar në Itali të jenë më pranë të afërmve të tyre.

Sipas Renzit, krijimi i kampeve ka qenë propagandë e kryeministres Giorgia Meloni dhe jo realiteti, pasi nuk ka funksionuar për pakësimin e numrit të emigrantëve. Ai shtoi se Italia ka humbur rreth 1 miliard euro në investime për kampin e Gjadrit dhe Shëngjinit të cilat mund të ishin përdorur për pensionet dhe për rritjen e pagave.

“Do të ishte e udhës që këto qendra të shndërroheshin në burgje që shqiptarët e dënuar në Itali të jenë më pranë të afërmve të tyre. Ajo që artikulohet në Itali është lajm i rremë, ndërsa ky është realiteti. Giorgia Meloni është një influencuese shumë e mirë dhe vijon të përdorë këtë narrativë që me këtë qendër. Por me këto deklarata ajo ka hapur dyert e emigrantëve. Kjo nuk ka të bëjë me krahun politik të majtë apo të djathtë.

Unë shikoj çështjet e buxhetit, këtu shteti Italian humbi gati 1 miliardë euro nga buxheti i italianëve. Unë mendoj se këto para mund të ishin shpenzuar për pensionet dhe për pagat. Ky është opinion im. Ne jemi këtu për të dhënë një mesazh shumë të qartë, me propagandë politika ka konsensus por humbasin para dhe këto para janë të qytetarëve italianë”, tha Ranzi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mucunski po punohet ne procesin e kthimit te pacienteve te lenduar ne zjarrin ne kocan te cilet po mjekohen jashte vendit 67e410fe92efc
Story i mëparshëm

Mucunski: Po punohet në procesin e kthimit të pacientëve të lënduar në zjarrin në Koçan të cilët po mjekohen jashtë vendit

certifikimi i zgjedhjeve me se largu neser cakolli qeveritaret deputete duhet te dorehiqen pas vendimit te supremes 67e41fbbb1a70
Story i radhës

Certifikimi i zgjedhjeve, më së largu nesër/ Cakolli: Qeveritarët-deputetë duhet të dorëhiqen pas vendimit të Supremes

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë