Ish-kryeministri italian lavdëron Kurtin, kjo janë fjalët e tij në Samitin në Prishtinë

min lexim

Ish-kryeministri i Italisë Matteo Renzi, në samitin “The Western Ballkans 2024”, e lavdëroi kryeministrin Albin Kurti për punën e bërë për Kosovën, vend për të cilin ai tha se është shumë i rëndësishëm për rajonin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian.

“Kam nderin dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu sot, para se të gjithash të uroj kryeministrin për rezultatet e mira dhe për qëllimet e mëdha, për këtë vend shumë të rëndësishëm, kuptohet shumë i rëndësishëm për rajonin por edhe për të ardhmen e Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.

Renzi, theksoi nevojën që në vend të mbizotërojë paqja dhe siguria, ndërsa mori shembull luftën në Ukrainë dhe atë në Lindje të Mesme.

“Historia tregon se është vendimtare të kesh paqe prosperitet dhe siguri, gjithkund por veçanarisht në këto pjesë të botës. Askush nuk besonte para 10 vjetësh se do të ishte e mundur të jetonim në një kohë ku do të kishte luftë gjithandej, kuptohet për agresionin kriminal të presidentit Putin ndaj Ukrainës, kur mendojmë për tensionet dhe trazirat në Lindjen e Mesme, dhe për atë që po nodh nëpër çdo cep të planetit”, tha ish-kryeministri italian.

“Është shumë e rëndësishme edhe për Evropën sot ta kuptojmë rëndësinë dhe rolin e Ballkanit dhe veçanarisht të një vendi siç është vendi juaj”, shtoi ai.

Story i mëparshëm

Luana Vjollca zbulon arsyen pse refuzon të japë intervista

Story i radhës

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes së Ndue Prekës, ja pistat ku po heton policia

Të fundit nga