Ish-Kreu i KQZ: Ja çfarë ndodhë po të vërtetohet pretendimi i PD për 130 mijë votat

June 3, 2025
1 minut lexim

Ish-kryetari i KQZ-së Kristaq Kume ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku komentoi pretendimet e PD-së për tu hetuar 130 mijë vota.

Sipas tij, hetimi nuk do të sjellë asnjë ndryshim ndërsa sipas tij PD kërkon që me këtë të arrijë përsëritjen e votave.

“Këto trajtojnë në të tërën procesin dhe nuk shërbejnë dhe nuk japin dot një efekt konkret te produkti. Të pranohet apo jo produkti duhet të jetë një qasje tjetër e cila realizohet në fazën e fundit, të ankimimit.

Për këtë nuk mjaftojnë opinionet, por duhen prova, të cilat duhet të vërtetojnë dhe të pranohen nga ata që i gjykojnë. PD-ja pretendon se janë 130 mijë vota që se dimë ku kanë vajtur, KQZ thotë që jo, bën një llogaritje që e shpjegon dhe janë dy palë që përplasen. PD-ja me këtë kërkon përsëritjen e zgjedhjeve, por siç e thash nuk mjaftojnë provat, duhet që provat të pranohen”,-tha Kume.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e martë 3 qershor 2025

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e martë 3 qershor 2025

Dashi Yjet do ua bejne me te bukur jeten ne cift sot. Partneri do jete i gatshem te beje gjithcka qe ju doni e t’ua plotesoje deshirat. Do kaloni momente te mrekullueshme.
sqmken
ShkoLartë