ish konkurrentja e perputhen behet nene per here te pare emocionon me dedikimin 6a76e148ccb3d

Ish konkurrentja e “Për’Puthen” bëhet nënë për herë të parë, emocionon me dedikimin

August 8, 2026
1 minut lexim

Pas muajsh të mbushur me polemika rreth marrëdhënies me ish-partnerin Arnold, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Katerina, ka ndarë me ndjekësit lajmin më të bukur: ardhjen në jetë të vajzës së saj.

Përmes një postimi në Instagram, ajo publikoi një fotografi ku duken vetëm këmbët e vogëlushes, e veshur me rroba rozë, duke e shoqëruar me një dedikim plot dashuri: “My sunshine, my everything” (“Dielli im, gjithçka ime”).

Lindja e vajzës vjen pas një periudhe të vështirë, gjatë së cilës marrëdhënia mes Katerinës dhe ish-partnerit të saj u bë objekt diskutimi publik. Më herët, Katerina kishte deklaruar se Arnoldi nuk ishte interesuar për të dhe foshnjën, ndërsa ai kishte thënë se kishte dyshime për atësinë dhe kërkonte kryerjen e një testi ADN-je.

Nga ana e saj, Katerina i kishte mohuar këto pretendime, duke këmbëngulur se vajza është fëmija i Arnoldit dhe duke e akuzuar atë se po përpiqej të justifikonte mungesën e tij.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lumenjte e evropes po thahen keto jane pasojat 6a76e05401024
Lajmi i mëparshëm

Lumenjtë e Evropës po thahen: Këto janë pasojat

ndermarrja e rrugeve thote se nuk ka dhene urdher per tabelen e re ne tabanoc pa gjuhen shqipe makedonijapat eshte pergjegjese 6a76e513e926c
Lajmi i radhës

Ndërmarrja e Rrugëve thotë se nuk ka dhënë urdhër për tabelën e re në Tabanoc pa gjuhën shqipe: “Makedonijapat” është përgjegjëse

Të fundit nga

ShkoLartë