Ish-konkurentja e Për’puthen nuk fshihet më, publikon foton e parë krah të dashurit misterioz

min lexim

Në fillim një tufë e madhe me trëndafila, së fundmi disa deklarata dhe foto shumë kompromentuese.

Po flasim për Floriana Gjinin, e cila së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Pjesa më e madhe e bisedës së ndjekësve në këtë “intervistë” është rrotulluar rreth një fotoje me fustan nusërie që ish-konkurentja ndau në profilin e saj.

Mes mijëra pyetjeve se është martuar, Ana vendosi ta lërë pezull, duke bërë “ironi” me ndjekësit. Një gjë që bëri përshtypje gjithashtu është një foto e saj ku në sfond duket krahu i një djali. “Ku ka zë s’është pa gjë,”- i përgjigjet Gjini komentit të një ndjekësi, i cili shprehet që jo më kot e ka thërritur zonja Ana.

Image

Floriana Gjini

Nuk dihet ende se kush mund të jetë djali që i ka rrëmbyer zemrën ish-konkurentes por me këtë postim ajo la të nënkuptohet se tashmë e ka hedhur pas krahëve historinë e saj me Brunon dhe ka nisur një romancë të re.

Rikujtojmë se disa ditë më parë ish-konkurrenti sqaroi përfundimisht arsyen e ndarjes së tyre. Në një intervistë të dhënë për “Neës 24”, Bruno shprehu se ishin disa faktorë që ndikuan në prishjen e marrëdhënies mes tij dhe Anës. Mes këtyre faktorëve Bruno veçon, famën, komentet e ndjekësve, dhe deklaratat që Ana ka dhënë nëpër intervistat që ka zhvilluar.

Megjithatë ish-konkurrenti shprehet se ishte më mirë që gjërat shkuan kështu, për të evituar një situatë më të keqe më vonë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qeveria shqiptare miraton rritjen e pensioneve dhe pagës minimale

Story i radhës

BDI: Nuk do lejojmë që forcat regresive të ndalojnë të ardhmen e qytetarëve

Të fundit nga