Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dërguar në SPAK një serë dokumentesh ku kërkon sekuestron preventive mbi truallin.
Adriana Kalaja avokate dhe njëkohësisht pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në një interviste televizive deklaroi se kërkesa e tyre për sekuestron e truallit është shumë e rëndësishme.
“Ky truall ka shërbyer për një vepër penale ndaj duhet të sekuestrohet”, tha ajo.
Adriana Kalaja: Kjo është një kërkesë shumë e rëndësishme. Ne kemi argumentuar se trualli i i Teatrit Kombëtar është një objekt ku është kryer vepra penale. Të gjitha kallëzimet tona që lidhen me shembjen e teatrit lidhen ngushtësisht me truallin e teatrit kombëtar aty ku ka qenë pikësynimi i qeverisjes për të ndërtuar teatrin e ri. Ky truall ka shërbyer për një vepër penale ndaj duhet të sekuestrohet. Ky projekt nuk ka dalë nga një tender konform rregullave që ofron ligji. Projekti është servirur në qershor të 2018 dhe pagesa prej 1.4 milion euro është bërë nga kompania fusha shpk. Ne sot argumentuam përpara SPAK se është më emergjente se kurrë vendosja e sekuestros preventive çka do të detyronte bashkinë e Tiranës të pezullonte punimet pasi janë në kundërshtim me ligjin. Dhe së dyti avancimi i punimeve do të pamundësonte ekzekutimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetues edhe vkm e transferimit të pronës nga Ministria e Kulturës te bashkia Tiranë.