Ish-kandidati i LDK-së për deputet shpërfillet nga Rama – nuk bëhet Kryeshef

October 28, 2022
1 minut lexim

Ish-kandidati i LDK-së për asamble komunale në Prishtinë, Bardh Krasniqi, është propozuar që të vihet në krye të Ndërmarrjes Lokale Publike ‘Sport Marketing’.

Në këtë pozitë kishin aplikuar katër kandidat në mesin e tyre edhe Fitim Havolli ish kandidat për deputet nga LDK-ja në zgjedhjet e vitit 2021.

Një ditë pas publikimit të rezultateve të bordit të Ndërmarrjes Lokale Publike ‘Sport Marketing’, ai ka dalë me një reagim publik.

Havolli ka hedhur akuza të rënda për zgjedhjen e Bardh Krasniqit si kryeshef. Sipas tij zgjedhja e tij ishte bërë para hapjes së konkursit.

Ai tutje shkruan se kjo ësht e kundërligjshme dhe ka paralajmëruar publikim të fakteve dhe argumenteve.

Havolli vjen nga dega e dytë e LDK-së në Prishtinë, poe megjithatë, ai nuk e kishte pasur numrin e mjaftueshëm të votave për t’u bërë këshilltar komunal.

Bardh Krasniqi, një nga njerëzit e afërt të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Edhe i përzgjedhuri për kryeshef, Bardh Krasniqi, vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Ai cili ishte prezantuar si aderim nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së shpejti do ta ushtrojë një detyrë të re.

Ai mori gjithsej 37 pikë, duke lënë mbrapa Arton Shabanin, Fitim Havollin, Valon Berisha, të cilët kishin aplikuar për t’u ngjitur në pozitën e kryeshefit në ‘Sport Marketing’.

Kryeshefi Ekzekutiv emërohet nga Bordi i Drejtorëve për mandatin prej 3 viteve, me mundësi të vazhdimit edhe për një mandat.

Bardh Krasniqi, më 10 gusht të 2021-s ishte prezantuar nga Lumir Abdixhiku i LDK-së.

Nga ajo ditë, ai ishte pjesë e ekipit të LDK-së për Prishtinën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dama zbardh listën me 23 lojtarët e ftuar

Story i radhës

Kur sportistët e Kosovës ishin halë në sy për regjimin serb

Të fundit nga

ShkoLartë