ish kampioni i indise ne shah i shpeton luftes ukraine rusi ja fjalet e tij 622a24d7b2dfe

Ish-kampioni i Indisë në shah i shpëton luftës Ukrainë-Rusi, ja fjalët e tij

March 10, 2022
1 minut lexim

Shahisti indian Anwesh Upadhyaya më në fund është kthyer në shtëpi së bashku me të fejuarën e tij Viktoriia Ivanova, pasi që nuk kishte mundur të largohet nga situata momentale në Ukrainë, ku kjo e fundit është duke luftuar kundër agresorit rus.

Ish-kampioni indian, i cili së bashku me shumë bashkëkombës të tij kishin mbetur në Ukrainë pasi që lufta kishte shpërthyer, kishte kaluar nëpër shumë vështirësi para se të rikthehet në shtëpinë e tij në Bhubaneswar, përcjell KosovaPress.

“Po, jam i lumtur që ne kishim mundësinë që të largoheshim dhe të riktheheshim në Indi pas shumë vështirësive, por Ukraina gjithmonë do të jetë në mendje”, tha Anwesh, i cili po shikon tani që të fillojë një jetë të re në Indi.

Pas plot dy javësh në pritje, Anwesh, një Mjeshtër Ndërkombëtar, arriti të largohet nga Kyiv dhe të arrijë Lviv, pastaj në Indi nga shteti i Polonisë.

30 vjeçari Anwesh ishte duke punuar si doktor në një spital të Kyiv duke bërë praktikën e tij në gastroenterologji, kur Rusia nisi operacionin ushtarak kundër Ukrainës.

Anwesh kishte filluar jetesën në Ukrainë në vitin 2012 që t’i përkushtohet mjekësisë dhe të merr pjesë në gara të ndryshme të shahut.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ukraina mund te zhvendose serveret me te dhena sekrete jashte vendit 622a1fea9f9d2
Story i mëparshëm

Ukraina mund të zhvendosë serverët me të dhëna sekrete jashtë vendit

pse personat qe qajne shpesh jane me te qendrueshem nga ana emocionale 622a24da7b454
Story i radhës

Pse personat që qajnë shpesh, janë më të qëndrueshëm nga ana emocionale?

Të fundit nga

​Nestle investon në kafenë e Brazilit

Gjigandi zviceran i ushqimit Nestle ka njoftuar se planifikon të investojë 88.7 milionë dollarë, në kapacitetin prodhues në Brazil në segmentin e pijeve të kafesë nga linja Nescafe deri në vitin 2028.
ShkoLartë