ish i i gigi hadid tyler cameron fejohet me modelen tate madden 6a81a55b3e8b2

Ish-i i Gigi Hadid, Tyler Cameron, fejohet me modelen Tate Madden

August 16, 2026
1 minut lexim

Tyler Cameron i ka dhënë fund beqarisë.

Ish-ylli i “Bachelor Nation”, 33 vjeç, ka zbuluar se i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, modeles Tate Madden, 32 vjeçe, pas dy vitesh lidhjeje.

Cameron ndau në Instagram disa fotografi nga momenti romantik i propozimit në plazhin e Little Palm Island, në Florida Keys, shkruan DailyMail.

Në njërën prej tyre, ai shihet i gjunjëzuar përpara Madden, ndërsa një tjetër i kap ata duke u përqafuar pas përgjigjes së saj pozitive.

“Më mirë vonë sesa kurrë, thonë”, shkroi Cameron krahas fotografive.

Çifti e kishte mbajtur lidhjen larg vëmendjes së publikut në fillim. Cameron konfirmoi se kishte një të dashur në korrik 2024, ndërsa identiteti i Madden u bë publik disa muaj më vonë, kur ata e zyrtarizuan lidhjen në Instagram.

Lajmi i fejesës u prit me urime nga miqtë dhe ish-konkurrentët e “Bachelor Nation”. Tyler Cameron më herët ishte në një lidhje me modelen Gigi Hadid.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

uragani lala godet havain erera te fuqishme permbytje dhe mijera banore pa energji 6a81a490874c1
Lajmi i mëparshëm

Uragani Lala godet Havain, erëra të fuqishme – përmbytje dhe mijëra banorë pa energji

bdi ministrja janevska sulmon badenterin dhe marreveshjen e ohrit 6a81a94de4040
Lajmi i radhës

BDI: Ministrja Janevska sulmon Badenterin dhe Marrëveshjen e Ohrit

Të fundit nga

ShkoLartë