ish i dashuri e vrau dhe e futi trupin ne valixhe gjyshi i 22 vjecares shqiptare tregon si e mori vesh lajmin prinderit e prisnin per bajram 67ee69fec780f

Ish i dashuri e vrau dhe e futi trupin në valixhe, gjyshi i 22-vjeçares shqiptare tregon si e mori vesh lajmin: Prindërit e prisnin për Bajram

April 3, 2025
1 minut lexim

Gjyshi i Ilaria Sulës, e cila u masakrua me thikë nga ish i dashur filipinas dhe më pas trupi i pajetë i saj i vendosur brenda një valixheje u hodh nga një shkëmb, ka treguar si e mori vesh lajmin.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Bashkim Sula rrëfeu se ishte në kafe kur një mik i tij e mori në telefon dhe i tregoi për ngjarjen tragjike.

Gjyshi i 22-vjeçares u shpreh se Ilaria, e cila jetonte në një apartament me qira në Romë me disa shoqë të saj, ishte zhdukur prej datës 25 Mars ndërsa familja ngriti alarmin kur Ilaria nuk shkoi në shtëpi për Bajram.

“Kam një javë që skam folur me djalin, nusen e tij dhe nipin. Isha në kafe, më mori një mik, më tha “ku je Bashkim” i thashë jam në kafe. Më tha “Ilaria ka vdekur, është gjetur e vdekur” I thashë nuk di gjë, djali s’është këtu por në Romë. Djemtë me nuset janë në Romë, ndërsa vetëm ne dy pleqtë jemi këtu.

Ajo u zhduk me datën 15. Ne e prisnim për Bajram, kishim dalë tek treni. Nusja e djalit tha “s’po vjen goca, nuk më përgjigjet në telefon”. Djali la punën dhe ikën në Romë, që atë ditë nuk kanë ardhur në shtëpi më, banesa është mbyllur. Për Vit të ri kam folur për herë të fundit më Ilarian. Neve nuk na ka thënë gjë për djalin, për prindërit nuk dimë gjë. S’dimë që ishte e lidhur, por edhe nëse do ishte nuk është problem”, tha gjyshi i viktimës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nje pjese e lagjes dizhon te revoltuar nga vlen i bashkohen bdi se 67ee649fa75a8
Story i mëparshëm

Një pjesë e lagjes Dizhon të revoltuar nga VLEN, i bashkohen BDI-së

drejtori i policise jep detaje te reja lidhur me vrasjen e rreshterit lika ne kacanik 67ee739a2730e
Story i radhës

Drejtori i policisë jep detaje të reja lidhur me vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik

Të fundit nga

Marrëdhëniet, një ngrehinë e gjallë!

Marrëdhëniet janë një ngrehinë e gjallë, të cilën ne e ndërtojmë ditë pas dite, zgjedhje me zgjedhje, veprim pas veprimi. Kur qëndrojmë me vetëdije pranë njerëzve tanë, kur u tregojmë atyre në
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë