ish hetuesi per rastin e policit te vrare ne kacanik duhen me shume detaje per punen e tij 6806d73b690c5

Ish-hetuesi për rastin e policit të vrarë në Kaçanik: Duhen më shumë detaje për punën e tij

April 22, 2025
1 minut lexim

Naim Rudari, ish-hetues policor ka folur për arrestimin e shtatë personave të dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik.

Ai u shpreh se në lidhje me këtë rast, do të duhej të shpaloseshin më shumë detaje për rreshterin policor, siç tha ai, lidhur me punën e tij.

Rrethanat duhet të saktësohen, se si erdhi vrasja, për çfarë arsye. Do të duhej të shpaloseshin detaje më shumë edhe për rreshterin policor lidhur me punën e tij, sepse një zyrtar policor i mban së paku tetë orë në ditë punë dhe dihet se çfarë punë ka bërë”.

Do të duhej eventualisht të shpaloseshin rastet e tij dhe të dihet a ka pasur ndonjë rast me personat konkret dhe a ka vepruar diçka që ka shkuar në dëm të këtyre personave që ata të kenë pasur një arsye të fortë, një motiv që të dalin dhe ta kryejnë një akt të tillë”, u shpreh ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

InShot 20250422 011001912
Story i mëparshëm

Sela: Taravari shprehu pakënaqësi ndaj qeverisë vetëm pasi iu anulua PARKINGU!? (VIDEO)

numri i te vdekurve nga sulmet ajrore te shba se ne nje treg ne kryeqytetin e jemenit eshte rritur ne 12 6806de7f39854
Story i radhës

Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore të SHBA-së në një treg në kryeqytetin e Jemenit është rritur në 12

Të fundit nga

ShkoLartë