Ish-gjykatësi Pançevski nesër pritet të del nga burgu

February 16, 2022
1 minut lexim

Ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski nesër do të duhet të del nga burgu i Shuto Orizares ku gati dy javë mban dënimin prej dy vjet e gjysmë për rastin “AKMIS”.

Siç raporton “Fokus”, Pançevski nesër do të del nga burgu pasi ta marrin vendimin nga Gjykata e Lartë.

Gjykata e lartë ka hequr vendimin e Gjykatës së Apelit dhe hyn në fuqi vendimi i gjykatës themelore.

Kujtojmë se Pançevski u dënua me burg prej 3.5 vjet, ndërsa apeli ia zvogëloi dënimin për 1 vjet. Ai u shpall i fajshëm për keqpërdorim të pozitës zyrtare, përkatësisht ka caktuar lëndë gjyqësore nga viti 2013 deri në vitin 2016.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulmi ndaj gazetarit Nevri Ademi, SHGM: MPB të reagojë menjëherë dhe të zbardhë rastin

Story i radhës

​Liga Unike/ Vashat e Bashkimit mposhtin ato të Tiranës

Të fundit nga

ShkoLartë