Ish-gazetari i Kremlinit del haptas kundër Putinit, befason me deklaratën për presidentin rus

October 18, 2022
min lexim

Vladimir Putin është një president racional. Ai thjesht gjykoi gabimisht, por shpresoj se e kishte me shaka – këtë e tha presidenti amerikan Joe Biden për CNN javën e kaluar. Gazetari rus dhe autori bestseller Dmitry Glukhovsky e kundërshton këtë vlerësim. “Nuk ka asnjë arsye racionale për këtë luftë. Lufta është e dëmshme për Rusinë, për Evropën dhe veçanërisht për Ukrainën”, thotë ai.

Pas 20 vjetësh në pushtet, Putin po kërkon vendin e tij në histori – në një mënyrë për të përjetësuar regjimin e vetë, pas vdekjes së tij.

Gjatë kohës së tij në Russia Today, kanalin televiziv pro-qeveritar rus, Glukhovsky është takuar shumë herë personalisht me shefin e Kremlinit. Putini nuk ka nxjerrë kurrë ndonjë magji të veçantë, thotë gazetari sot, njerëzit thjesht projektuan shumë mbi të. “Ai është trupshkurtër. Ndoshta 1.65 metra i gjatë. Kameramanët duhej ta filmonin gjithmonë në nivelin e lartësisë së syve, në mënyrë që shikuesit të mos e shihnin se sa i vogël që është.”

Si një ish-njeri i KGB-së, Putini është thellësisht paranojak. Për shkak se zgjedhjet gjithherë i ka manipuluar. Ai nuk ka legjitimitet të drejtpërdrejtë nga populli. “Kjo është arsyeja pse ai ende duhet të provojë veten.”

Por është propaganda ajo që e bën Putinin atë që sot është. Ai është pjesë e sistemit, pjesë e mafies. Rolin më të rëndësishëm për te e luan televizioni, thotë Glukhovsky. “Nëse kontrolloni televizionin, ju kontrolloni të paktën një të tretën e popullsisë ruse.” Të gjitha mesazhet janë gjithmonë të koordinuara drejtpërdrejt me administratën. “Por rusët e dinë situatën reale në vijën e parë. Kushdo që është i interesuar do ta zbulojë të vërtetën disi.”

Përgjegjës për propagandën janë kryesisht ish-gazetarët demokratë, që janë asimiluar në shtetin rus: “Nuk besoj për asnjë sekondë që ata vetë i besojnë  gënjeshtrat e tyre”. Por këta njerëz duhet të mbështesin Putinin dhe qeverinë, beson Glukhovsky. Sepse pas vdekjes së pashpjegueshme të disa personalitete nga mjedisi i drejtpërdrejtë i Presidentit, shumica pastaj kanë frikë prej tij. Putin dikur tha se një tradhtar është më i rrezikshëm se një armik. “Putini pra nuk do ta falë diken, të cilin ai e quan tradhtar”./ Nga Gjermanishtja, Sherif Ramabaja

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vranë mikun e Vis Martinajt dhe biznesmenin e njohur, burgim përjetë për Eduart Lamaj, 33 vite për “ndihmësin”

Story i radhës

Türkiye, operacion kundër strukturave financiare të organizatës terroriste FETO, qindra të arrestuar

Të fundit nga

ShkoLartë