​Ish-futbollisti i Arsenalit dënohet me 4 vjet burg

June 5, 2025
1 minut lexim

Dikur njëri nga futbollistët e rinj anglezë më premtues, tani po përballet me një realitet që nuk ka asnjë lidhje me futbollin.

Ish-sulmuesi i Arsenalit është dënuar me katër vjet heqje lirie për tentativën për kontrabandë me kanabis nga Tajlanda në Britaninë e Madhe, raporton kp.

Jay Emmanuel-Thomas ishte kapiteni i gjeneratës së Arsenalit që fitoi Kupën e të rinjve FA në vitin 2009 dhe ish-trajneri Arsene Wenger e përshkroi atë si një “talent masiv” në vitin 2010 dhe pretendoi se ai “po trokiste në derën e ekipit të parë me të dyja duart”.

Por, Emmanuel-Thomas u arrestua në shtator 2024 pasi autoritetet britanike gjetën 60 kilogramë kanabis në katër valixhe të sjella në Londër nga e dashura e tij dhe shoqja e saj. Droga, me një vlerë të vlerësuar në rrugë prej gjashtë qind mijë funte ishte fshehur mes sendeve personale.

Në Gjykatën e Chelmsford Crown në maj 2025, ai u deklarua fajtor. Gjyqtari e dënoi me burg, me mesazhin: “Për veprimet e tua nuk do të njihesh më si futbollist profesionist, por si kriminel”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Shukri Buja, kandidat i PDK-së për Lipjan

Story i radhës

Bombat ruse shkatërrojnë ndërtesën e administratës në Kherson

Të fundit nga

Ndërpritet ndeshja

Ballafaqimi mes skuadrës nga Zelanda e Re, Auckland City dhe asaj argjentinase Boca Juniors është ndërprerë për disa kur rezutati ishte 1:1. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e tretë të

Sërish lëkundje tërmeti në kryeqytet

Janë ndjerë sërish lëkundje sizmike në kryeqytet. Sipas raportimeve paraprake, magnituda ka qenë 3.4 ndërkohë që thellësia e epiqendrës është 5 km. Epiqendra e lëkundjeve sizmike raportohet të jetë në Nikël. Ndërkohë
sqmken
ShkoLartë