”Kafen e mëngjesit me mikun tim, Hajredin Kuqin”, kështu shkruan Enver Hoxhaj, funksionar në PDK gjatë kohës sa kjo parti kishte pushtet.
Ai sot ka postuar fotografi me Hajredin Kuqin, një tjetër ish-funksionar i lartë i pushtetit të PDK-së.
Të dyve, kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, iu kishte besuar pozita shumë të rëndësishme.
Hoxhaj drejtonte diplomacinë, ndërkaq Kuqi drejtësinë.
Hoxhaj është nënkryetar i Kuvendit, ndërkaq prezenca e Kuqit në jetën publike është radhuar.