Ish e dashura e Ronaldos e thumbon Georgina Rodriguez: Po ngjan me Kim Kardashian

Gjatë kohëve të fundit, Cristiano Ronaldo është përballur me pengesa të shumta në karrierën e tij si futbollist, por së fundmi si duket kanë filluar problemet edhe në jetën e tij private.

Ish e dashura e Ronaldos, Nereida Gallardo, i ka shpallë “luftë” gruas aktuale të superyllit portugez, Georgina Rodriguez.

Gallardo e ka akuzuar Rodriguezin se kjo e fundit ka kryer disa ndërhyrje estetike, vetëm për të ngjasuar me Kim Kardashianin.

Gallardo ka qenë në lidhje me Ronaldon për afro tetë muaj në vitin 2008, dhe ndiqet nga mijëra persona në rrjetet sociale, aty ku reagoi duke marrë si shembull Rodriguez si një person që ka kryer ndërhyrje estetike, edhe pse Georgina nuk e ka pranuar kurrë një gjë të tillë.

“Georgina Rodriguez ngjan gjithnjë e më shumë me Kim Kardashian, si mendoni?!”, shkruante Gallardo në rrjetet sociale, duke postuar një foto të vjetër të Georginas dhe një foto aktuale, për të theksuar ndryshimin e saj drastik.

Më poshtë i gjeni disa foto të Georginas, Gallardos dhe Ronaldos.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hoti thotë se TVSh nuk u hoq vetëm se ishte propozim i LDK-së

Story i radhës

Thuram del hapur

Të fundit nga