Ish-drejtuesi i lartë i Policisë zbulon prapaskenat: Çfarë fshihet pas dëshmive të Nuredin Dumanit, ai ka bërë kalkulimet e tij plot intriga!

December 27, 2022
min lexim

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24, është diskutuar mbi disa prej ngjarjeve më të rëndësishme kriminale të vitit 2022.

Ish-Drejtuesi i Larte i Policisë, Arben Hajdarmataj, u shpreh se që në momentin e parë që Dumani nisi të flasë, grupet kriminale morën masa dhe sipas tij dalja e dëshmive të tij në media mund të jetë edhe e qëllimshme apo për interesa të caktuara.

Ai shtoi se Dëshmitë e Dumanit nuk duhet të merren 100 % të mirëqena, pasi sipas tij ai ka bërë kalkulimet e veta, për llogaritë e tij.

“Dëshmia kishte vlerat e saj në ndihmesën që mund të bëjë për zbulimet e disa ngjarjeve të vjetra. Por thëniet e Dumanit veç pjesës së vërtetë që ka thënë për persona konkret, si Martinaj, Dumani për mendimin tim është një person që ka pasur edhe intriga në thënie, dhe ka bërë kalkulimet e tij. Qëllimi i pendimit të tij ka qenë për të mbrojtur veten. Një njeri i penduar realisht, fillon rrëfen. Ky është interpretimi ligjor. Ne jemi tek efektet e deklaratat e tij… grupet kriminale që kanë pasur të bëjnë me Dumanin, pas arrestimit të tij ata e kanë ditur sa e thellë ka qenë marrëdhënia mes tyre. Nëse Martinaj ka kërkuar për vrasjen e një personi me 500 mijë euro, ai do të marrë masat e tij sepse e di që Dumani ka filluar të flasë. Grupet kriminale në momentin që Dumani nisi të flasë, morën masat. E keqja e kësaj ishte sepse prokuroria nuk arriti të mbajë të mbyllur dhe të mos e nxjerrë në media deklaratat e tij. Me qëllim apo jo, mendoj se në disa rrethana ka dhe pjesë të qëllimshme”, tha ai.

Ndërkohë edhe ish-Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi u ndal në arrestimin e Nuredin Dumanit, si dhe dëshmitë e tij pas marrjes së statusit të të penduarit, duke thënë se shteti gaboi në menaxhimin e tij si “penito”.

Beçi tha se rrjedhja e informacioneve në media do të bënte që grupet kriminale të ishin një hap përpara drejtësisë.

“Ky është momenti i parë që policia e ka shfrytëzuar më së miri, i penduari në kohët e sotme është mekanizmi më i mirë për të çmontuar krimin e organizuar. Tabloja e dytë, të administrosh një të penduar do të thotë që revanshin ta ketë shteti në krahasim me grupet e strukturuara të  krimit. Siç duket menaxhimi jo i shpejtë dhe jo i duhur, bëri që grupet me njëri tjetrin të marrin revanshin dhe të marrin stafetën autoriteteve. Duhej të ndodhte e kundërta, që rrëfimi i Dumanit të sillte arrestime. Mënyra si u hodhën deklarimet e të penduarit në tregun e krimit, fakti që grupet kriminale u përgatitën me deklaratat e tij dhe krijoi një hakmarrje ndaj tyre dhe solli pasja sa i përket kriminalitetit në vend. Duhej të ndodhte e kundërta, që me mbledhjen  e këtyre informacioneve të izoloheshin këto grupe”, tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Manchester Utd i falet Rashfordit, Martialit dhe Fredit

Story i radhës

Ndryshimet që duhet të bëni gjatë 2023

Të fundit nga

ShkoLartë