Ish-drejtori i QPS-së dhe shefja e shërbimeve sociale në Prishtinë, dy të ndaluarit për keqpërdorim të pozitës

September 8, 2023
1 minut lexim

Dy zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, të cilët kanë qenë objekt hetimi nga Krimet Ekonomike janë ndaluar sot me urdhër të Prokurorit të Shtetit, nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën. Të njëjtit dyshohen se punësuan kundërligjshëm 10 persona në këtë institucion.

Media ka mësuar ekskluzivisht nga burimet brenda Prokurorisë se bëhet fjalë për ish-drejtorin e QPS-së, Vehbi Mujkun dhe për Valbona Makiqin, shefe e Njësisë së Shërbimeve Sociale në këtë qendër.

Prokuroria sot ka njoftuar se ata dyshohet se kanë punësuar rreth 10 persona në mënyrë të kundërligjshme dhe se njërin nga këta persona e kanë punësuar si menaxhere për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale.

Të njëjtat burime thonë se bëhet fjalë për rastin e 11-vjeçares, për të cilin ishte caktuar një grua si menaxhere, që sipas Prokurorisë nuk i kishte plotësuar kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm.

Dy zyrtarët e kësaj qendre do të hetohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore lidhur me këtë çështje penale.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sëmundjet seksuale të transmetueshme në Shqipëri, mjekët: Kemi pacientë 15-vjeç

Story i radhës

Miley Cyrus thotë se e mori vendimin për t’u ndarë nga burri i saj gjatë performancës në festivalin ‘Glastonbury’

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë