Ish-drejtori i Policisë së Kosovës: Derisa terroristët janë të lirë, gjithmonë ekziston rreziku për incidente në veri

September 23, 2024
1 minut lexim

Në lidhjen me postimin e ministrit Maqedonci për një ri përsëritje të rastit të Banjskës është deklaruar Rashit Qalaj ish drejtor i Policisë së Kosovës ,i cili theksoi se shumica e pjesëtarëve të grupeve terroriste që morën pjesë në incidentin e Banjskës janë ende të lirë, duke krijuar kështu një rrezik të vazhdueshëm për incidente të ngjashme.

 “Duke pasur parasysh se numri më i madh i pjesëtareve terroristë që kanë marrë pjesë në rastin e Banjkës janë në liri, ekziston gjithmonë rreziku që të kemi incidente ndoshta s’mund të them fiks si ai i tipit të Banjskës por gjithmonë është e mundur të ketë incidente”, tha Qalaj.

Ai sugjeroi që ministri Maqedonci duhet të fokusohet më shumë në përmirësimin e kushteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke lënë Policinë të merret me çështjet e sigurisë. Qalaj theksoi se ndonëse nuk mund të parashikohet një incident i ngjashëm me atë të Banjskës, gjithmonë ekziston mundësia për ngjarje të papritura

“Unë mendoj që ministri i mbrojtjes Maqedonci duhet të fokusohet më shumë në përmirësimin e kushteve të forcës së Sigurisë së Kosovës sesa për çështjes e sulmeve , sepse Policia e ka në dorë këtë punë dhe policia duhet të merret me këto punë”, përfundoi Qalaj.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lumturia dhe puna: dy të kundërta që tërheqin

Story i radhës

Renditja e ekipeve të Superligës pas gjashtë xhirove

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë