Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu është shprehur se taksat që paguajnë qytetarët shkojnë për inceneratorin e Tiranës dhe pjesa tjetër, sipas tij, ndahet me deputetët e PS e familjarët e tyre.
Ai deklaroi se “kompania Dajti Park 07 në pronësi aksionere të familjarëve të deputetit socialist të Tiranës, Xhemal Qefalia, nga viti 2014 deri 2023 ka përfituar 1998 transaksione me vlerë totale 21.8 miliard lekë.”
Balliu theksoi se kjo kompani ka ndryshuar dy herë emrin.
Deklarata e plotë:
Kryehajduti i Tiranës Erion Veliaj nuk njeh limit në vjedhjet dhe mashtrimet e tij. Edhe pse qytetarët paguajnë qindra miliona euro nëpërmjet taksës antikushtetuese të infrastrukturës arsimore, ato para nuk shkojnë për arsimin dhe shkollat, por ndahen tek miqtë e pushtetit.
Një pjesë shkon për aferta korruptive, si inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, dhe pjesa tjetër ndahet me deputetët e Partisë Socialiste dhe familjarët e tyre.