Një ish-deputet hungarez i ekstremit të djathtë është dënuar sot nga Gjykata e Lartë për spiunazh në shërbim të Moskës.
Mediat e huaja shkruajnë se Bela Kovacs akuzohet se ka punuar midis 2012 dhe 2014 për interesa të Rusisë dhe për dobësimin e politikës së BE-së. Gjithashtu theksohet se ka punuar për inteligjencën ushtarake ruse.
Kovacs akuzohet për nënshkrimin e kontratave praktike “fiktive” që i kanë shkaktuar dëme financiare Parlamentit Evropian.
Ai u dënua gjithsej me pesë vjet burg.