ish ceo i instagram thote se mark zuckerberg i shikonte si kercenim per rrjetin social facebook 680944de32d6a

Ish-CEO i Instagram thotë se Mark Zuckerberg i shikonte si kërcënim për rrjetin social Facebook

April 23, 2025
1 minut lexim

Facebook bleu Instagram në 2012-ën për 1 miliardë dollarë, por tensionet mes Mark Zuckerberg tha themeluesve të aplikacionit vijuan përgjatë viteve edhe pas marrëveshjes.

Ditën e Marte, ish-CEO i Instagram Keyin Systrom dëshmoi në gjyqin ndaj Meta në Uashington D.C duke ofruar detaje të padëgjuara më parë, sesi Zuckerberg e konsideronte aplikacionin e shpërndarjes së fotografive një kërcënim për Facebook.

Systrom, i cili drejtoi Instagram gjer në 2018-ën, tha se Zuckerberg kishte ngadalësuar proceset e rekrutimit dhe penguar investimet e tjera në Instagram pavarësisht suksesit të këtij të fundit.

“Ishim një kërcënim për rritjen e tyre,” dëshmoi Systrom dhe për këtë arsye vendosën të mos investonin raportonte New York Times.

Sipas The Times, Instagram kishte vetëm një fraksion të punonjësve që kishte Facebook edhe pasi arriti objektivin madhor të 1 miliardë përdoruesve. Tensionet mes themeluesve të Instagram dhe Zuckerberg lidhur me resurset e kompanisë ishin raportuar në të kaluarën, por dëshmia e Systrom përbën daljen e parë publike lidhur me problemet që çuan në dhënien e dorëheqjes së tij nga kompania.

“Ai besonte se po dëmtojnë rritjen e Facebook,” tha Systrom. Blerja e Instagram nga Facebook është në qendër të çështjes së sjellë nga FTC në gjykatë kundrejt Meta. Qeveria Amerikane argumenton se blerja e WhatsApp dhe Instagram ishin antikonkurruese dhe kompania e medias sociale duhet të detyrohet që ti shesë ato. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

vrasja e rreshterit muhamed lika avokati koci del me sqarim 68094207b44cc
Story i mëparshëm

Vrasja e rreshterit Muhamed Lika, avokati Koci del me sqarim

egnatia shkon ne finalen e kupes se shqiperise 680945c84d4b7
Story i radhës

Egnatia shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë

Të fundit nga

​PSG-Arsenal, formacionet e mundshme

Sonte në orën 21:00, Paris Saint-Germain (PSG) dhe Arsenal përballen në “Parc des Princes” për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Pas fitores 1-0 të PSG-së në ndeshjen e
ShkoLartë